Qyteti i Xherikos në Bregun perëndimor do kalojë nga kontrolli izraelit në atë palestinez, ka bërë të ditur Saeb Erakat, ministër në kabinetin palestinez për bisedimet. Ky hap është rezultat i një marrëveshje të arritur mes izraelitëve dhe palestinezëve, ku parashihet kalimi i kontrollit të pesë qyteteve tek forcat palestineze të sigurisë. Pala izraelite nuk ka komentuar marrëveshjen në fjalë.