Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministri i Jashtëm i Iranit, Kemal Kharzai është shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me programet bërthamore të Teheranit.
Brukseli zyrtar po përpiqet të detyrojë Iranin që të heqë dorë nga programet bërthamore, për të cilat Teherani thotë se kanë qëllime civile, derisa bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht Uashingtoni beson se përdoren për prodhim të armëve të shkatërrimit në masë.
Së fundi është njoftuar për bisedime mes shefave të këshillave të sigurisë së Iranit dhe Rusisë në Moskë, gjatë kësaj jave. Rusia po ndërton reaktorin për të parën uzinë bërthamore në Iran.
XS
SM
MD
LG