Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se "nuk ka akuzë" kundër tij nga Tribunali i Hagës, por se "ekzstojnë vetëm akuza të cilat i ka fabrikuar regjimi i mëparshëm në Beograd". Këto komente zoti Haradinaj i bëri në një intervistë të botuar sot në gazetën vjeneze, Standard. I pyetur për çështjen e evropianizimit të Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se është i kënaqur që Evropa dhe Shtetet e Bashkuara në Kosovë bashkëpunojnë mirë. Por, në këtë temë, ai ka theksuar se "gjatë bisedimeve për status do të dëshironim rol më të madh të Shteteve të Bashkuara".