Ndërlidhjet

BAGDAD


Komisioni i zgjedhjeve në Irak certifikoi rezultatet e votimeve të 30 janarit. Aleanca e bashkuar irakiane fitoi 140 vende nga 275 sa do të ketë Asamblea Kombëtare. Aleanca kurde fitoi 74 vende, ndërsa 40 vende i mori blloku i kryeministrit të përkohshëm, Iyad Allavi. Këshilltari i Kombeve të Bashkuara për zgjedhjet në Irak, Carlos Valenzuela tha se irakianët e shëndrruan në sukses procesin zgjedhor. "Zgjedhjet nuk ishin të përsosura. As nuk pritnim se do të ishin të tilla, por ato ishin shumë të mira dhe ne urojmë të gjitha palët" tha Valenzuela. Pas certifikimit duhet të fillojë puna e Asamblesë, që si prioritet do të ketë hartimin e kushtetutës së Irakut. Nga zhvillimet tjera për Irakun veçohet edhe deklarata e sotme e presidentit të Ukrainës, Victor Yushchenko, i cili tha se detyrë parësore e ministrisë së mbrojtjes të Ukrainës, është tërheqja e trupave të këtij vendi nga Iraku. Ukraina ka kundërshtuar ndërhyrjen amerikane në Irak, por pastaj ka pranuar të dërgojë atje rreth 1.600 trupa, të cilat veprojnë nën komandën polake.
XS
SM
MD
LG