Ndërlidhjet

PEKIN


Një zyrtar i lartë i partisë komuniste në Kinë do të udhëtojë gjatë javës në Penjan, për të bindur Korenë Veriore që t'u kthehet bisedimeve gjashtëpalëshe. Ky koment u bë pas takimit në Pekin, ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe atyre nga Korea Jugore. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Kong Kuan, tha se Kina shpreson që bisedimet të vazhdojnë sa më parë. "Dua të potencojë se Kina vazhdon të mbështes gadishullin korean pa armë bërthamore" tha Kuan. Edhe Korea Jugore sipas zëvendësministrit të jashtëm, Song Min-soon kërkon rifillimin e bisedimeve. "Jam këtu për t'u angazhuar që bisedimet të vazhdojnë sa më parë dhe të provojmë të zgjidhim, në mënyrë paqësore, çështjen e programeve bërthamore të Koresë Veriore" tha Song. Bisedimet janë ndërprerë dhe Korea Veriore ka thënë se ka prodhuar armë nukleare.
XS
SM
MD
LG