Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra myslimanë shiitë kanë marshuar në rrugët e Bagdadit me rastin e festës së Ashures, data më e rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. Protestuesit të veshur në të zeza dhe në të gjelbër mbanin të shkruar emrin e Huseinit, nipit të profetit Muhamed.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë dy gazetarë nga Indonezia janë rrëmbyer në qytetin irakian të Ramadit. Gjatë vitit të fundit mbi 190 qytetarë të huaj janë rrëmbyer në Irak, nga të cilët 13 llogariten ende si të rrëmbyer, 30 janë vrarë, kurse të tjerët janë liruar.
Një ushtar amerikan është vrarë në qytetin e Mosulit.
XS
SM
MD
LG