Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci tha se stabiliteti politik në Kosovë nuk mund të garantohet, nëse gjatë këtij viti nuk arrihet pavarësia. "Nëse treni i pavarësisë nuk arrin në stacionin e përfundimtar, askush nuk mund të garantojë stabilitetin" tha Daci në hapje të Forumit Evropian, në Prishtinë. Ai u angazhua edhe për përfundimin sa më të shpejtë të misionit të UNMIK-ut. "Të gjitha misionet e Kombeve të Bashkuara që kanë vazhduar për një kohë të gjatë, kanë dështuar, ndërkaq ato afatshkurtëra me qëllime të qarta, janë treguar të suksesshme" tha Daci.
XS
SM
MD
LG