Ndërlidhjet

BRUKSEL


"NATO është aleanca më e suksesshme në historinë e botës" tha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush pas samitit të NATO-s, në Bruksel. Ai tha se dyert e NATO-s mbesin të hapura edhe për vendet e Ballkanit. Në konkluzionet e takimit thuhet se NATO mbetet e përkushtuar edhe në Kosovë. "NATO mbetet e përkushtuar për stabilizimin e tërë rajonit dhe për të siguruar një të ardhme paqësore për Ballkanin, e posaçërisht për Kosovën" thuhet në konkluzat e takimit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se procesi politik në Kosovë është kyç për stabilitetin e rajonit. I ftuar në këtë takim ishte edhe presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, si përfaqësues i të vetmit vend që nuk është anëtar i NATO-s. Ai tha se vendi i tij është i përcaktuar që të përforcojë lidhjet me Aleancën. "Përfshirja e Ukrainës në këto struktura do të forcojë paqen dhe sigurinë në Evropë" tha Yushchenko. Ndërkaq, Scheffer tha se NATO është e gatshme të dihmojë ndërtiminm e të ardhmes më të mirë të Ukrainës. "Ju paraqitët para liderve të Aleancës planet ambicioze për reforma. Ato nuk do të jenë lehtë të zbatueshme, mirëpo ne jemi për forcimin e lidhjeve me Ukrainën" tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG