Ndërlidhjet

KABUL


Ligjvënësi amerikan, John McCain bëri thirrje për vendosjen e përhershme të bazave ushtarake amerikane në Afganistan. Pas takimit me presidentin, Hamid Karzai ai tha se një veprim i tillë do të ishte me interes për të dy vendet. Karzai ndërkohë, falenderoi Amerikën për ndihmën që i ka dhënë Afganistanit. "Njerëzit e Amerikës na ndihmuan të arrijmë lirinë. Duke iu falenderuar atyre ne arritëm deri në fazën ku ndodhemi sot, si në lëmin ekonomik ashtu edhe në rindërtimin e vendit" tha Karzai, pas takimit në Kabul me delegacionin e senatit amerikan.
XS
SM
MD
LG