Kryesuesi i radhës i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, Dimitrij Rupel emëroi një të dërguar të posaçëm për vendet e Azisë Qendrore. Ish kryeministri i Sllovenisë, Alojz Peterle, si i dërguar i tij, do të synojë forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimin e OSBE-së me këto vende. OSBE-ja është i vetmi institucion evropian ku marrin pjesë pesë vendet e Azisë Qendrore.