Ndërlidhjet

BEOGRAD


Liderët e Malit të Zi prezentuan propozimin që parasheh transformimin e tanishëm të Unionit Serbi - Mal i Zi, në Aleancë të vendeve të pavarura. Deklarata e paraqitur në televizionin kombëtar, thotë se kjo lëvizje do të ndihmonte kapërcimin e pengesave dhe do të shpejtonte rivendosjen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n. Sipas liderve në Podgoricë, Aleanca do të kishte parlament të përbashkët dhe "komision" në vend të qeverisë, kurse forcat e armatosura do të ishin të ndara. Sidoqoftë, liderët në Beograd nuk kanë reaguar ende ndaj këtij propozimi.
XS
SM
MD
LG