Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, më vonë gjatë këtij viti, do ta paraqesin vlerësimin gjithëpërfshirës të zbatimit të standardeve të përcaktuara në Kosovë dhe varësisht nga ky vlerësim, do të filloj shqyrtimi i statusit final të Kosovës, thuhet në një dokument të Departamentit amerikan të shtetit, lidhur me bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së në Ballkan. Në këtë dokument të publikuar mbrëmë në Uashiongton, mëtutje thuhet se "qëllimi ynë është ndërtimi i Kosovës multietnike, ku të gjithë banorët, pavarësisht nga përkatësia etnike, do të jetojnë në siguri dhe në paqe. Kjo do të jetë e mundshme vetëm nëse institucionet e Kosovës vazhdojnë me zbatimin e standardeve". Në këtë dokument të Departamentit amerikan të shtetit, mëtutje kërkohet nga të gjitha vendet ballkanike që plotësisht të bashkëpunojnë me Tribunalin e Hagës, që është kusht për integrime evropiane.
XS
SM
MD
LG