"Zgjedhjet parlamentare janë mundësia e Shqipërisë për të përfunduar me sukses Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit" u tha në hapjen e raundit të 9-të teknik të negociatave Shqipëri-BE. Kryesuesi i ekipit negociator të BE-së Mishel Pribe, bëri thirrje që zgjedhjet të bëhen sipas standardeve të kërkuara. "Zhvillimi i mbarë i zgjedhjeve do të ndikonte pozitivisht në përfundimin e kësaj marrëveshjeje" tha ai. Rezultatet e takimit do të publikohen neser.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.