Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi punues i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit e përfundoi takimin një javor ku u diskutua dhe çështja e kodit të pavarur telefonik për Kosovën.
Pritej që grupi të bënte rekomandimin përkatës lidhur me kërkesën e UNMIK-ut, kurse drejtori i Zyrës së standardizimeve do të merrte vendimin përfundimtar.
Por Toby Johnson, zëdhënës i organizatës, i tha radios "Evropa e Lirë" se grupi punues nuk ka bërë asnjë rekomandim, kurse procesi vazhdon.
Sipas tij, marrja e vendimit mbetet në duar të drejtorit të Zyrës së Standardizimeve Hutin Zhao, i cili e mban këtë post prej vitit 1998, ndërsa mandati i përfundon në vitin 2006.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG