Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Vatikani tha se Papa Gjon Pali i Dytë ka kalur një natë të qetë në spital pas operacionit të djeshëm.
Zëdhënësi Joaquin Navarro-Valls tha se për shkak të trakeotomisë, së cilës iu nënshtrua Papa, pontifikati nuk do të jetë në gjendje të flasë "për disa ditë".
"Ai tash merr frymë më mirë, ndjen lehtësi të dukshme dhe nuk ka nevojë që të marrë frymë me ndihmën e aparateve", tha Navarro-Valls.
Papa u shtrua në spitalin e Romës të enjten, ku iu nënshtrua një operacioni në fyt për t'i lehtësuar problemet me frymëmarrjen.
XS
SM
MD
LG