Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy civilë u vranë sot nga një shpërthim në Bagdad. Policia gjithashtu njoftoi se një kryengritës u vra nga shpërthimi i veturës së tij, pranë një postblloku policor, në jug të kryeqytetit. Ndërkohë, forcat amerikane po vazhdojnë operacionet për rritjen e sigurisë në krahinën al-Anbar. Sipas një kumtese për media të ushtrisë amerikane, 155 persona janë arrestuar që nga fillimi i operacionit, të dielën e kaluar.
XS
SM
MD
LG