Ndërlidhjet

KAIRO


Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak propozoi një amendament të ri në kushtetutën e vendit, përmes të cilit do të lejohej pjesëmarrja e më shumë se një kandidati në zgjedhjet presidenciale. Në një fjalim në televizion, Mubarak tha se ndryshimi i kushtetutës do të ndihmonte demokracinë në Egjipt. "Në këtë propozim kam përcaktuar cilësitë bazë, që do të ndihmojnë zgjedhjen e presidentit përmes votës së fshehtë dhe që do të ofrojnë mundësi për partitë politike, që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale" tha Mubarak. Sipas sistemit të tanishëm, votuesit kanë të drejtë të vendosin me "po" ose "jo" vetëm për një kandidat, i cili paraprakisht merrë miratimin e parlamentit.
XS
SM
MD
LG