Ndërlidhjet

BEJRUT


Parlamenti i Libanit u mblodh sot për të diskutuar kërkesat e opozitës për votëbesimin e qeverisë. Kërkesat u bënë pas vrasjes së ish kryeministrit Rafik Hariri, me 8 shkurt. Ndërkaq, mijëra njerëz protestuan në Bejrut dhe kërkuan largimin e ushtarëve të Sirisë nga Libani. "Liri, sovranitet, pavarësi" thirrnin protestuesit. Opozita ka fajësuar qeveritë e Libanit dhe Sirisë për përfshirje në vrasjen e tij, gjë të cilën të dy qeveritë e kanë mohuar. Kryetari i parlamentit, Nabih Berri i bëri thirrje qeverisë që të gjejë përgjegjësit për vrasjen e Haririt.
XS
SM
MD
LG