Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski kërkoi nga autoritetet në Beograd që UNMIK-u të jetë partner i Shkupit në caktimin e vijës kufitare me Kosovën. "Republika e Maqedonisë synon të zgjidh këtë çështje, që e konsiderojmë shumë të rëndësishme, sepse nuk duam t'u japim mundësi atyre që synojnë krijimin e shteteve të mëdha" tha Buçkovski duke shtuar se zgjidhja duhet të respektojë integritetin territorial të Maqedonisë. Kjo çështje do të diskutohet edhe gjatë vizitës që Buçkovski do të bëjë gjatë javës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG