Ndërlidhjet

BEJRUT


Opozita në Liban po vazhdon protestat edhe pas dorëheqjes së kryeministrit, Omar Karami. Paralajmërohet se ato do të zgjasin deri në tërheqjen e trupave të Sirisë nga Libani. Opozita ka fajësuar qeveritë e Libanit dhe Sirisë për përfshirje në vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri. Ndryshe, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice tha se Uashingtoni është i gatshëm të mbështes zgjedhjet e lira në Liban. "Ngjarjet në Liban kanë marrë kahje të rëndësishme. Njerëzit kanë filluar të shfaqin hapur aspiratat për demokraci, pa ndonjë ndërhyrje nga jashtë" tha Sekretarja amerikane, Rice.
XS
SM
MD
LG