Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNNMIK-ut Soren Jessen Petersen tha sot se përmbushja e standardeve dhe rruga drejtë statusit është pothuajse krejtësisht në duart e institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sipas tij, edhe pse ka përparime të ndryshme në standardet asnjëri prej tyre nuk është përmbushur plotësisht. "Deklaratat, qëllimet dhe përpjekjet e mira duhet të përkthehen në veprime konkrete në terren, posaçërisht në fushë të lirisë së lëvizjes dhe kthimit të të zhvendosurve, në mënyrë që standardet të plotësohen" tha Petersen, me t'u kthyer në Prishtinë nga Nju Jorku.
XS
SM
MD
LG