Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia në Irak tha se 12 persona janë arrestuar si të dyshuar për lidhje me shpërthimin e djeshëm në Hilla, ku humbën jetën 132 persona. Varrimi i tyre u bë sot. Shumica e viktimave ishin të rinjë. Ndërkohë, krahu i Al Kaidës në Irak në një faqe interneti tha se merrë përgjegjësinë për sulmin. Nga zhvillimet tjera në Irak veçohet edhe informacioni i forcave amerikane se ushtarët irakianë vranë tetë kryengritës, gjatë një aksioni të zbulimit.
XS
SM
MD
LG