Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia i bëri thirrje Sirisë që të tërheq trupat e saj nga Libani dhe të respektojë rezolutën përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. "Megjithkëtë, vendimet nuk duhet të shkaktojnë probleme për stabilitetin në Lindjen e Mesme" tha përmes një kumtese, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Rusisë, Alexander Yakovenko. Ndërkohë, në Bejrut edhe sot vazhduan protestat e opozitës me kërkesën për largimin e trupave të Sirisë, që është fajësuar nga opozita për përfshirje në vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG