Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko tha se policia ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e gazetarit, Heorhiy Gongadze, në vitin 2000. Sipas tij vrasësit janë burgosur dhe janë marrë në pyetje. "Sot kemi arsye të themi se rasti i vrasjes së tij është zgjidhur. Ajo ishte një vrasje e tmerrshme. Është e vështirë të besohet se në mileniumin e ri ende ka njerëz me sjellje të tilla shtazarake" tha Yushchenko. Gongadze ishte gazetar shumë kritik ndaj ish presidentit Kuchma. Trupi i tij u gjet dy muaj pasi ishte zhdukur në Kiev.
XS
SM
MD
LG