Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia ofron një zgjidhje kompromisi për statusin përfundimtar të Kosovës, që i jep asaj autonomi në shkallë të gjerë, por jo pavarësi, ka deklaruar kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, në një intervistë për mediat vendore.
"Zgjidhja për statusin përfundimtar do jetë një zgjidhje ujdie nga e cila askush nuk humb gjithçka e askush nuk fiton gjithçka", ka thënë shefi i ekzekutivit të Serbisë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arben Qirezi, e ka cilësuar propozimin si anakronik.
XS
SM
MD
LG