Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet në Irak thanë se një gjykatës i angazhuar në gjyqin special ndaj Saddam Husseinit, u vra sot nga kryengritësit. Gjykatësi Barvez Mohammed Mahmud dhe djali i tij, u vranë në afërsi të shtëpisë së tyre, në Bagdad. "Kam dëgjuar të shtënat dhe pastaj kam gjetur babain dhe vëllain e përgjakur në veturë. Ishin të qëlluar për vdekje" tha Mahmoud al –Mervani, djali tjetër i gjykatësit të vrarë. Në Irak janë regjistruar edhe dy shpërthime, në të cilat kanë humbur jetën 10 ushtarë irakianë.
XS
SM
MD
LG