Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush kërkoi largimin e trupave të Sirisë nga Libani. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare është unike në qëndrimin se autoriteti i Damaskut mbi çështjet politike të vendit fqinj duhet të marrë fund. "E gjithë bota flet me një zë kur është fjala për t'u siguruar se demokracia do të arrijë edhe në Liban dhe në të gjithë Lindjen e Mesme" tha Bush, gjatë një fjalimi në Meriland. Sipas tij, Siria duhet të bëjë ndryshime dhe të bëhet partner konstruktiv në rajon dhe botë. Presioni ndërkombëtar për tërheqjen e trupave të Sirisë nga Libani është shtuar pas vrasjes së ish kryeministrit Rafik Hariri, muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG