Ndërlidhjet

KABUL


Forcat afgane të sigurisë thanë se kanë arrestuar katër pjesëtarë të rëndësishëm të militantëve talebanë. Ministria e mbrotjes njoftoi se arrestimet janë bërë në Uruzgan, që njihet si territor i sulmeve të talebanëve ndaj forcave qeveritare. Ndërkohë, në Afganistan sot u bë emërimi i femrës së parë si guvernatore rajonale. Caktimi i Habiba Sorabit si governatore e Bamijanit, u vlerësua hap i rëndësishëm në përparimin politik të femrave, pas rënies së regjimit taleban.
XS
SM
MD
LG