Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrja e jashtme e Gjeorgjisë, Salome Zurabichvili kërkoi që Bashkimi Evropian të ndihmojë vëzhgimin e kufirit ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë. Misioni i OSBE-së për këtë çështje përfundoi mandatin e tij në dhjetor të vitit të kaluar, pas kërkesave të Rusisë. "E bëjmë këtë kërkesë pas shqyrtimit të të gjithë opcioneve. Kërkojmë një organizatë në të cilën Rusia nuk ka të drejtën e vetos" tha Zurabichvili. Në Bruksel ajo u takua me shefin për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana dhe përfaqësues të NATO-s, me të cilët Gjeogjia ka nënshkruar partneritetin për paqe.
XS
SM
MD
LG