Ndërlidhjet

PARIS


Sot në Paris fillon procesi gjyqësor kundër 26 personave të akuzuar për prostitucion të fëmijëve. Në këtë rast përfshihen edhe akuza për dhunim dhe abuzime të tjera të 45 fëmijëve në qytetin Angers në perëndim të Francës. Prokurorët kanë thënë se viktimat, fëmijë prej moshës 6 mujore e deri në 14 vjet, në të shumtën e rasteve ishin dhunuar nga prindërit e tyre ose u ishin ofruar të tjerëve për shuma të vogla të parave dhe për ushqim. Avokatët e mbrojtjes kanë thënë se disa nga të dyshuarit ishin analfabetë dhe duket se në tërësi nuk e kuptojnë aktakuzën.
XS
SM
MD
LG