Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BAGDAD


Dy automjete bombë shpërthyen afër ministrisë së Brendshme të Irakut në Bagdad, duke lënë të paktën 5 policë të vrarë, kurse një zyrtar i policisë tha se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit Iyad Allawi njoftoi se ai e ka vazhduar edhe për 30 ditë gjendjen e jashtzakonshme, të shpallur para afro 4 muajsh.
Në zhvillime tjera, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se një marins amerikan është vrarë dje në qytetin Babil në jug të Bagdadit, duke e çuar në 1.140 numrin e ushtarëve të vrarë në operacionet luftarake prej fillimit të luftës në Irak.
XS
SM
MD
LG