Ndërlidhjet

PEKIN


Kina tha se Shtetet e Bashkuara janë fajtorë për përhapjen e shkeljes së të drejtave të njeriut në botë.
Në raportin vjetor me titull "Gjendja e të drejtave të njeriut në Shtetet e Bashkuara", i cili u publikua sot, Kina i radhit ato që i quan krime të ushtarëve amerikanë në Irak.
Në raport thuhet se administrata e presidentit George Bush, s'ia ka dalë mbanë me varfërinë, diskriminimin racor dhe krimin në Shtetet e Bashkuara.
"Ne besojmë se të drejtat e njeriut janë çështje e brendshme, dhe këtë pikëpamje s'e kemi ndryshuar. Nuk e kundërshtojmë dialogun për të drejtat e njeriut përderisa zhvillohet në baza të barabarta", tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Liu Jianchao.
Raporti u shpall disa ditë pas raportit vjetor për të drejtat e njeriut nga Departamenti i Shtetit, në të cilin Kina akuzohet për shtypjen e lirisë së besimit dhe të shprehjes.
XS
SM
MD
LG