Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zgjidhja për Kosovën duhet të jetë në pajtim me vlerat dhe standardet evropiane, dhe duhet të zgjidhet përmes bisedimeve paqësore, ka thënë sot gjatë vizitës së tij në Kosovë kryeministri i Greqisë Kostas Karamanlis, i cili në Prishtinë është takuar me zyrtarët më të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Për çështjen e statusit në Kosovë nevoitet bashkëpunim ndërmjet Bashkimit Evropian, Shteteve të ashkuara dhe Rusisë, tha Karamanlis pas takimit me presidentin Ibrahim Rugova.
Sipas kryeministrit grek, megjithë përparimin e arritur, ende mbetet për t'u bërë për sigurimin e lirisë së lëvizjes për pakicat, e sidomos për serbët, dhe për të siguruar kthimin e të zhvendosurve.
"Statusi i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë rezultat i dialogut, që do të zhvillohet përmes rrugës paqësore, në pajtim me Kartën e KB, Aktin Final të Helsinkit dhe Kartën e Parisit të vitit 1990 për Evropën e re", tha kryeministri i Greqisë Karamanlis.
XS
SM
MD
LG