Ndërlidhjet

KAIRO


Arabia Saudite raportohet se ka marrë qëndrim më të ashpër gjatë takimit të presidentit të Sirisë Bashar Assad me Princin e Kurorës Abdullah dhe zyrtarët tjerë sauditë në Riad.
Sipas Associated Press, ata i kanë thënë presidentit të Sirisë se Damasku së shpejti "duhet" t'i tërheqë trupat dhe agjentët e vet të kundërzbulimit nga Libani.
Njoftohet se Assad ka thënë se do ta studjojë mundësinë e tërheqjes së pjesëshme të trupave siriane deri në 23 mars, për kur është caktuar samiti i vendeve arabe.
Thirrjet ndërkombëtare që Siria t'i tërheqë 15.000 trupat nga Libani u shpeshtuan pas vrasjes së ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG