Ndërlidhjet

KJEV


Policia ukrainase po heton vdekjen e ish-ministrit të brendshëm të Ukrainës, Juri Kravçenko, që duket të jetë rezultat i vetëvrasjes. Vetvrasja e Kravçenkos ndodhi vetëm disa orë para dëshmisë së tij që lidhej me vrasjen e gazetarit Heorhiy Gongadze, i cili ishte rrëmbyer dhe vrarë në fund të vitit 2000.
Kravçenko besohej se ishte dëshmitari kyç në zbardhjen e rastit në fjalë.
"Çdokush ka një zgjedhje; ose të bashkëpunojë me gjykatën dhe prokurorinë, të dëshmojë dhe të dalë në gjyq ku mund të mbrojë dinjitetin dhe nderin apo të përdorë mjete të tjera duke e marrë vetë në dorë vënjen e drejtësisë në vend", ka deklaruar presidenti ukrainas, Viktor Jushçenko.
XS
SM
MD
LG