Ish ministri i brendshëm i Ukrainës, Yuri Kravchenko, i cili u gjet i vdekur dje në shtëpinë e tij, ka bërë vetëvrasje, tha sot shefi i shërbimit të sigurisë në Ukrainë, Alexander Turchinov. Ai konsiderohej dëshmitar kyç në zbardhjen e vrasjes së gazetarit Heori Gongadze. Turchinov i tha agjencisë, Itar Tas se Kravchenko kishte lënë një leter përmes së cilës fajëson ish presidentin Leonid Kuchma. Ndërkohë, Kuçma mohoi të ketë lidhje me vrasjen e gazetarit. "Para Zotit, para njerëzve, para Gongaxhes, jam i pastër" tha Kuçma. Gongadze ishte i njohur me shkrimet e tij kundër pushtetit në kohën kur Kuçma ishte president. AI u gjet i vdekur dy muaj pasi ishte zhdukur në Kiev.