Ndërlidhjet

PARIS


Partia e qendrës së djathtë në Francë, hapi fushatën për referendumin e 29 majit për miratimin e kushtetutës së Bashkimit Evropian. Partia Unioni për Shumicën Popullore e hapi fushatën me moton: "Evropa meriton që ne të themi po". Mirëpo, rezultati i referendumit në Francë mbetet i paqartë për shkak të kritikave të shtuara ndaj qeverisë dhe papunësisë në rritje. Pas Spanjës, Franca është vendi i dytë që Kushtetutën e Bashkimit Evropian pritet ta miratojë përmes referendumit.
XS
SM
MD
LG