Ndërlidhjet

ROMË


Në Romë është zhvilluar ceremoni shtetërore për varrimin e agjentit të shërbimeve italiane të zbulimit Nicola Calipari, të vrarë në Irak nga zjarri i forcave amerikane.
Kalipari kishte marrë pjesë në lirimin e gazetares Guiliana Sgrena dhe vdiq derisa mbronte me trup gazetaren.
Megjithatë ka ende informacione kundërthënëse lidhur me sulmin kundër Caliparit dhe gazetares Sgrena. Ndërkaq burimet bullgare thanë se gjatë javëve të fundit një ushtar bullgar ka gjetur vdekjen nga zjarri i aleatëve.
Presidenti Bush ka kërkuar hetime të plota të rastit.
XS
SM
MD
LG