Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka shprehur tronditjen e tij pas skenave të dhunës nga ana e policisë turke ndaj një proteste në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Policia turke përdori shkopat e gomës dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë rreth 500 protestuese në Stamboll. Bashkimi Evropian ka kërkuar hetime të plota rreth incidentit si dhe ka theksuar se të drejtat e grave do jenë ndër temat kyçe në diskutimet me zyrtarët turq rreth anëtarësisë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG