Ndërlidhjet

GJENEVË


Organizata Botërore kundër torturës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me shtimin e dhunës kundër femrave në mbarë botën. Ky koalicion i organizatave joqeveritare që e luftojnë arrestimin arbitrar, torturën, ekzekutimet masive dhe jashtë gjyqësore, e publikoi një raport që koincidon me 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në këtë raport veçanërisht theksohet se shumë viktima të keqtrajtimit seksual nuk i raportojnë krimet për shkak të turpit dhe frikës për ndëshkime. Në disa shoqëri viktimat e dhunës seksuale janë të kërcënuara me përzënie nga shtëpitë e tyre dhe nga komuniteti ose ka edhe raste kur u kanoset rreziku i vrasjes ose i dhunës së mëtejshme nga anëtarët e familjes.
XS
SM
MD
LG