Ndërlidhjet

ROMË


Ministri i jashtëm i Italisë, Gianfranco Fini u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të dënojnë përgjegjësit për vrasjen e agjentit italian Nikola Calipari, javën e kaluar në Irak.
"Sigurisht se ky ishte një aksident i shkaktuar nga një varg rrethanash dhe rastësish. Megjithkëtë, është e nevojshme që rrethanat të sqarohen dhe përgjegjësit të identifikohen" tha Fini. Calipari u vra nga ushtarët amerikanë derisa po mbronte gazetaren e liruar nga kryengritësit, Guliana Sgrena.
XS
SM
MD
LG