Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan mirëpriti dorëheqjen dhe dorëzimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Tribunalin e Hagës.
"Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit me Tribunalin" thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm, të publikuar nga zëdhënësi i tij. Ai poashtu mirëpriti faktin se institucionet, liderët politik dhe populli i Kosovës shprehën ndjenjat e tyre përmes mënyrave demokratike.
"Kosova duhet të vazhdojë pa vonesë përparimin në zbatimin e standardeve në mënyrë që të përballojë vlerësimin e përgjithshëm dhe varësisht nga rezultati edhe fillimin eventual të bisedimeve për statusin e ardhshëm. Është vendimtare që të gjithë të mbetemi të fokusuar në punën që çon përpara në ndërtimin e Kosovës stabile, shumëetnike dhe demokratike" thuhet në deklaratë.
XS
SM
MD
LG