Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush tha se e sheh Rumaninë si aletat të palëkundur të NATO-s dhe si pikënisje e reformave demokratike në rajonin e Detit të Zi. Bush dhe presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, diskutuan sot në Shtëpinë e Bardhë edhe rreth zgjedhjeve të fundit në Moldavi, ku partia komuniste fitoi shumicën.
"Diskutuam për fqinjët e Rumanisë dhe Basescu më ofroi këshilla të mira rreth Moldavisë. Ai ka vizion të qartë për mënyrat se si bota mund të bëhet më e qetë" tha Bush. Në qender të vizitës tri ditëshe në Uashington të presidentit të Rumanisë, është bashkëpunimi politik, ushtarak dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG