Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për ish-Jugosllavinë ka bërë publike akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Lah Brahimajt dhe Idriz Balës.
Aktakuza e ngarkon Haradinajn me 37 vepra penale, nga të cilat 17 për krime kundër njerëzimit dhe 20 të tjera për shkelje të ligjeve të luftës gjatë viteve 1998-'99. Akuzat përfshijnë persekutimin e individëve, vrasje dhe përdhunime, derisa në të thuhet se Haradinaj "personalisht ka urdhëruar, kontrolluar dhe ka marrë pjesë në keqtrajtimin" e civilëve. Në aktakuzë më tej thuhet se ai ka ndërmarrë fushata për dëbimin e serbëve dhe romëve nga Kosova në vitin 1998.
XS
SM
MD
LG