Ndërlidhjet

MADRID


Një numër vendesh shkelin të drejtat e njeriut përmes masave të marra si pjesë e luftës kundër terrorizmit, ka deklaruar kreu i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan. Annan i bëri këto komente në konferencën ndërkombëtare kundër terrorizmit që po mbahet në Spanjë.
"Terrorizmi në vetvete është sulm i drejtpërdrejtë kundër të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor. Nëse ne sakrifikojmë të drejtat e njeriut në përgjigje të luftës kundër terrorizmit atëherë do t'i japim fitoren terroristëve", tha Annan.
Konferenca po mbahet nën organizimin e qeverisë spanjolle në një vjetorin e sulmeve terroriste në Madrid ku humbën jetën së paku 191 njerëz.
XS
SM
MD
LG