Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

XHAKARTË


Komisionerja për marrëdhënie me jashtë e Bashkimit Evropian, Benita Ferrero Valdner tha se Bashkimi Evropian është i përcaktuar që t'i jap fund embargos 15 vjeçare të shitjes së armëve Kinës.
"Për këtë nuk presim ndonjë problem në raportet me Uashingtonin" tha Valdner sipas së cilës një delegacion evropian do të shkojë javën e ardhshme në Uashingon, për të sqaruar se heqja e embargos nuk do të ndryshojë balancin e forcave në Azinë Lindore. Ndërkohë, Presidenti i Tajvanit, Chen Shui – bian kundërshtoi vendimin e vendeve perendimore për heqjen e embargos së armëve ndaj Kinës.
"Nëse anëtarët e Bashkimit Evropian, të cilët janë aq krenar me demokracinë dhe lirinë i shesin armë një vendi totalitar për të sulmuar një vend demokratik, ky do të jetë turp në historinë e demokracisë" tha Shui-bian, në takimin e partisë së tij.
Duk folur për ligjin që pritet të miratojë Kina përmes të cilit synon të ndalojë ndarjen e Tajvanit, ai tha se Tajvani është vend i pavarur dhe sovraniteti i vendit u takon 23 milionë banorëve të Tajvanit.
"E ardhmja e Tajvanit mund të vendoset vetëm nga qytetarët e tij" tha Shui-bian.
XS
SM
MD
LG