Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Mbrojtjen ligjore të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Gjykatën e Hagës do ta udhëheq avokati nga Britania e Madhe, Ben Emerson. Në ekipin mbrojtës do të jetë edhe profesori britanik Conor Gearty.
"Ne jemi thellësisht të bindur se Ramush Haradinaj do të lirohet nga të gjitha pikat e aktakuzës, që në thelb përmban një akuzë të vetme: se ai është fajtor për krimet, për të cilat akuzohen se i kanë bërë të tjerët" thuhet në njoftimin për media, të lëshuar nga koordinatori i mbrojtjes së Haradinajt, Mickaell O Really. Sipas njoftimit, me prezentimin e aktuakuzës në mediat ndërkombëtare, është krijuar një përshtypje krejtësisht e gabuar.
"Gjatë tërë jetës së tij si ushtar, politikan dhe njeri familjar, Ramush Haradinaj është sjellë me dinjitet dhe nder. E vërteta që do të paraqitet nga mbrojtja do të jetë edhe fjala përfundimtare e këtij gjyqi", thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG