Ndërlidhjet

PEKIN


Parlamenti i Kinës e ka përfunduar sesionin vjetor, pasi njëzërit miratoi ligjin kundër ndarjes së Tajvanit.
Ligji i jep qeverisë komuniste mandatin për të autorizuar sulm ushtarak, nëqoftëse "Tajvani do të ndahej nga Kina me çfarëdo emri apo çfarëdo mënyre".
Kryeministri Wen Jiabao tha se ligji nuk është "ligj i luftës", por është hartuar që të çojë përpara "bashkimin paqësor" të Kinës dhe Tajvanit.
Zëdhënësi i qeverisë së Tajvanit tha se Kina "duhet ta mbajë përgjegjësinë dhe ta paguajë çmimin" për miratimin e ligjit, i cili sipas tij, e "autorizon luftën".
XS
SM
MD
LG