Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

MANILË


Policia e Filipineve ka kumtuar se forcat e sigurisë sot kanë depërtuar në një burg në Manilë duke e përfunduar një revoltë të të burgosurve. Me këtë rast janë vrarë së paku 22 të burgosur. Sekretari i brendshëm, Angjelo Rejes tha se në mesin e të vrarëve janë edhe dy liderë të Abu Sajafit, që është një grup militant rajonal islamik me lidhje me al-Kaidën. Policia ka kumtuar se revolta kishte filluar dje në mëngjes kur 10 të burgosur u kishin marrë armët rojtarëve të burgut derisa ishte shërbyer ushqimi. Me këtë rast ishin vrarë tre rojtarë të burgut.
XS
SM
MD
LG