Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen dhe presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova kanë thënë sot se marsi i vitit të kaluar ka qenë një periudhë e tmerrshme që nuk guxon të përsëritet më. Presidenti Rugova tha se as sulmi i djeshëm kundër tij, nuk e ka destabilizuar situatën. Ndërkohë, në një komunikatë të qeverisë thuhet se ngjarjet e 17 dhe 18 marsit e sollën Kosovën para një sfide serioze në rrugën e saj drejtë pavarësisë.
Ndryshe, në takim e sotëm Petersen – Rugova, u diskutua edhe për hapat që do të ndërmerren për formimin e qeverisë së Kosovës.
"Nuk kemi kohë për të humbur dhe kemi nevojë ta kemi qeverinë të formuar, që të sigurohemi për përmbushjen e standardeve dhe për vlerësimin pozitiv të tyre gjatë verës, në mënyrë që më pas të lëvizim drejt diskutimeve për statusin final", tha Petersen.
Ndërkohë, presidenti Rugova ka njoftuar se neser do të takojë liderët e partive kryesore opozitare, zotin Hashim Thaçi nga Partia Demokratike dhe zotin Veton Surroi, nga partia Ora për të diskutuar lidhur me mënyrat e formimit të qeverisë së re të Kosovës.
XS
SM
MD
LG